Shkarkohet Orges Shehi. Trajneri durrsak i bardhebluve pas më shumë se 3 vitesh në stolin bardheblu, pas rezultateve të fundit dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit ka mësuar paraditen e sotme shkarkimin e tij nga drejtori i klubit Tefik Osmani.
Kjo situatë ka sjellë edhe anulimin e seancës stërvitore duke bërë që lojtarët të rikthehen në dhomat e zhveshjes, për ta shtyrë për pasdite seancë, ndërkohë që pritet edhe zyrtarizimi, nëpërmjet dokumenteve për trajnerin.
Shehi mori drejtimin e klubit bardheblu më 27 janar të vitit 2021, duke zëvendësuar Nevil Deden. Që nga ajo kohë në 120 ndeshje në krye të bardhebluve, Shehi numëron 66 fitore 24 barazime dhe 30 humbje.
Ndërkohë në këtë sezon Tirana numëron 3 fitore 1 barazim dhe dy humbjet e fundit me Erzenin dhe Laçin me sa duket kanë qenë pjesë e finalizimit të mosmarrëveshjeve që ka pasur brenda stafit drejtues administrative dhe sportiv të Tiranës.
Top Channel