Formula 1/ Pas Max Verstappen, Red Bull rinovon kontratën edhe me Hadjar: Me ne deri në 2027
Barcelona i sheh të gjithë nga lart në La Liga dhe kjo nuk është një gjë e re. Por fakti që janë golat e Raphinhas që po e ndikojnë në të gjithë këtë, të habit pak. Me 12 gola në 7 ndeshje, braziliani është shënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, por ndryshe nga shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal ai nuk është në garë për Topin e Artë.
‘Lamine Yamal për mua është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë-tha Raphinha në një intervistë për të përditshmen La Gazzetta Dello Sport-Lamine krijon magji në fushë, ka karizëm dhe personalitet. Përveç golave, padyshim, asisteve dhe titujve. Është një futbollist spektakolar dhe po e tregon te Barcelona dhe kombëtaren spanjolle, dy skuadra ku ai është një prej futbollistëve më të rëndësishëm. Për mua nuk ka asnjë dyshim se cili duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit, Laminë ka titujt, La Liga me Barcelonën, Botërorin me Spanjën dhe ka cilësi të jashtëzakonshme’.
Por objektivi i Raphinhas në këtë sezon është të fitojë Ligën e Kampioneve
‘Po. Gjysmëfinalen me Interin përpara 2 vitesh ende nuk e kapërdij dot-shtoi Raphinha-ishim aty, një hap larg, çfarë dhimbjeje. Ishte e vështirë, por nëse shohim pas, nuk ka asnjë dyshim që kishim një skuadër shumë të re, sot mentalisht jemi më të pjekur dhe më të përgatitur për të përballuar momentet e vështira që të jep Champions League. Jemi gati të luftojmë për çdo objektiv’.
Në Botërorin 2026, gjërat nuk i shkuan mirë me Brazilin, por Raphinha shikon përpara dhe shpreh besimin e plotë te Carlo Ancelotti.
‘Më befasoi shumë-tha Raphinha-e kisha takuar si rival këtu në Spanjë dhe më kishte lënë një përshtypje të mirë, më dukej një person i respektuar. Por kur nisa të punoj me të në kombëtare dhe u njohëm seriozisht, zbuloba se është një njeri i jashtëzakonshëm, e përsëris, një surprizë e mrekullueshme. Për këtë arsye shoh drejt Botërorit 2030’.
Top Channel