Përmbyllet operacioni “Alpe të pastra”/ Mbi 75 mijë bimë kanabisi të asgjësuara, 9 persona në pranga
04/10/2023 14:21
Pas 18 fazash, është përmbyllur operacioni “Alpe të pastra” për goditjen e kultivimit të kanabisit në qarkun e Shkodrës.
Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.
Si rezultat i fazës së 18, përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.
Ndërkohë, vijon ende puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Top Channel