“Kosova është nën sulm”, Osmani: Duhet të këtë drejtësi në dialog

03/10/2023 23:04

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi sërish kërkesën e vendit të saj që shteti serb të dorëzojë kriminelin Millan Radojçiç, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kosova është nën sulm”, kështu u shpreh Osmani gjatë një interviste për CNN, teksa theksoi se Serbia nuk ka histori të mirë për vënien e drejtësisë, duke lënë të kuptohet se mund të devijojë drejtësinë e vërtetë për sulmin e rëndë.

Presidentja ka kërkuar që Kosova të ketë drejtësi në dialog, pasi në proces ka pasur mungesë ekuilibri. Ndër të tjera shtoi se Aleksandar Vuçiç është inkurajuar nga ky qëndrim i ndërkombëtarëve, madje nëse nuk sanksionohet Serbia do të vijojë të përdorë dhunë.

“Kur është fjala për Republikën e Kosovës atë që kemi ndërmarrë në Marrëveshjen e Brukselit në shkurt të këtij viti, atë që kemi ndërmarrë në aneksin e Ohrit në mars të këtij viti, Kosova është zotuar se do ta zbatojë dhe Kosova do t’i zbatojë obligimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje…Kjo do të thotë ajo që parashikon neni 7 i asaj marrëveshjeje, që është vetëmenaxhimi për serbët, dhe kjo nënkupton edhe nenet e tjera”, u shpreh Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani shtoi se nuk ka ende asnjë konfirmim që ushtria e Serbisë është larguar nga kufiri me Kosovën. Në detajet e shtuara, ajo vuri në dijeni se Kosova po punon me aleatët dhe partnerët tanë të komunitetit transatlantik për konfirmimin e largimit të ushtrisë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA