Superhëna e plotë e fundit për vitin 2023 arriti kulmin të premten mbrëma, e quajtur edhe “ hëna e korrjes”, pasi është hëna e parë e plotë pas ekuinoksit të vjeshtës, që shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës.

Ajo u quajt “Hëna e Korrjes” sepse përkoi me punën bujqësore, duke ndihmuar fermerët të mbledhin të korrat e tyre deri në orët e vona të natës përpara stinës së dimrit.

Shihni fotot

5982350
New Philadelphia, në Opap Arena
evia
Greqi
Kinë
Kinë
libanit
Libani
hungareze
Hungaria
Polonia
Polonia

Super Hëna e Fundit e Plotë e 2023

Një “super Hënë e plotë” ndodh kur Hëna është në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës. Orbita e Hënës rreth Tokës është eliptike.

Hëna që është në perigje, ose brenda 90% të perigjeut në një muaj të caktuar, quhet superhëna. Mbrëmë ajo ishte në një distancë prej 361,867 kilometra nga Toka. Hëna e plotë e shtatorit ishte rreth 5 për qind më e madhe dhe 13 për qind më e ndritshme se hëna e plotë mesatare, sipas NASA-s.

Top Channel