Ronaldo i pandalshëm, gol dhe asist në triumfin e Al Nassr

29/09/2023 20:48

Al Taee-Al Nassr ishte përballja e javës së tetë të Saudi Pro League.

Skuadra e Cristiano Ronaldos fitoi me rezultatin 1-2, me portugezin që edhe në këtë përballje u shfaq protagonist.

Al Nassr zhbllokoi sfidën në minutën e 32’ me Talisca, që pas asistit të dhuruar nga Ronaldo gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 79’ vendasit barazuan me Misidjan, megjithatë në minutën e 87’ Ronaldo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi tri pikët ekipit të tij.

Pas javës së tetë Al Taee renditet në vend të 12-të me shtatë pikë, teksa Al Nasrr ngjitet në vend të tretë me 18 pikë./ SuperSport

Top Channel