Al Hilal fiton dhe merr kreun, Neymar ende në kërkim të golit të parë

29/09/2023 22:27

Al Hilal bind ndaj Al Shabab dhe ngjitet në krye të renditjes së Saudi Pro League.

Vendasit kishin mundësinë që të zhbllokonin sfidën që në minutën e 37’, por Neymar nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi goditja e brazilianit u prit nga portieri Kim.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me porta të paprekura.

Megjithatë në minutën e 68’ Al Hilal mori avantazhin, me Koulibaly që realizoi golin e parë në Arabinë Saudite, ndërsa Neymar u bë protagonist me asist.

Në minutën e 76’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Mitrovic, duke shënuar kështu golin e dytë për Al Hilal në këtë takim.

Pavarësisht tentativave të një pas njëshme, fati nuk ishte në anën e Neymar në këtë takim, me brazilianin që ende nuk ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën e re.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0, me Al Hilal që ngjitet në krye me 20 pikë, teksa Al Shabab renditet në vend të 11-të me tetë pikë, në tetë javë kampionat.

Top Channel