Ambasadori gjerman Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

28/09/2023 16:24

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Ai mori pjesë në prezantimin e gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti “Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik” (FIERC), i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndëretnik.

Rohe u shpreh se Beogradi ka bërë shumë deklarata nxitëse dhe duhet të ndalojë, ndryshe do të reagojnë edhe të tjerët.

Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, tha shkurt Rohde.

Në orët e para të 24 shtatorit Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku ëpr pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën. Në operacionin policor mbeten të vrarë tre terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar. Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA