Shumë persona të sëmurë, të cilët trajtohen kundër kancerit, mund të ndjejnë se e vetmja gjë që dëshirojnë të bëjnë është të rrinë shtrirë në shtrat dhe të marrin një pushimin e nevojshëm.
Rrezatimi, operacioni, kimioterapia dhe mënyrat e tjera të trajtimit të kancerit, mund t’i bëjnë ata të ndihen shumë të lodhur.
Megjithatë, një studim i ri që mbështetet, argumenton se qëndrimi në shtrat me orë të tëra mund të mos jetë diçka e mirë për pacientët me kancer. AgroWeb.org ju njeh në vazhdim me arsyen se përse studiuesit japin këtë këshillë.
Pse trajtimet e kancerit mund t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur?
Trajtimet e kancerit janë komplekse. Ato mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme së bashku me ato kancerogjenet, në përpjekje për t’i rikthyer trupit shëndetin. Kur kjo ndodh, trupi juaj ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar.
Përveç kësaj, efektet anësore që shpesh lidhen me trajtimet e kancerit mund t’ju lodhin së tepërmi.
Efektet anësore mund të përfshijnë anemi, ndryshime të humorit, të vjella, dhimbje, të përziera dhe pagjumësi.
Të gjithë reagojnë ndryshe ndaj trajtimeve. Disa njerëz mund të vazhdojnë rutinën e tyre pa përjetuar shumë pengesa, për të tjerë, efektet anësore mund të jenë të theksuara.
Kur kjo ndodh, pushimi mund të jetë i nevojshëm për të rifituar forcën tuaj.
Pse këshillohet që pacientët me kancer të shmangin pushimin në shtrat për orë të gjata?
Studiuesit nga Universiteti Edith Cowan (ECU) në Perth, Australi, zbuluan se kryerja e disa ushtrimeve fizike, nëse jeni në gjendje t’i bëni, mund të jetë diçka e mira kur bëhet fjalë për të luftuar kancerin. Kjo për shkak se, kur ushtroheni, trupi juaj prodhon proteina të quajtura miokina.
Miokinat mund të pengojnë rritjen e tumorit dhe mund të ndihmojnë trupin të luftojë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Studiuesit kryen një provë klinike që përfshiu pacientë obezë që luftojnë kancerin e prostatës.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan stërvitjes së rregullt fizike për 12 javë. Ata morën mostra gjaku përpara se të fillonin programin dhe më pas, dhe këto mostra u aplikuan më pas drejtpërdrejt në qelizat e gjalla të kancerit të prostatës në një mjedis laboratorik.
U zbulua se nivelet e miokinave u rritën ndjeshëm gjatë tre muajve të studimit. Ato gjithashtu shtypën ndjeshëm rritjen e qelizave kancerogjene kur aplikoheshin në laborator nëpërmjet gjakut pas ushtrimit.
Është e rëndësishme të dini se miokinat në vetvete nuk e luftojnë kancerin. Ajo që ato bëjnë është se bashkohen dhe sinjalizojnë qeliza të tjera për të sulmuar qelizat e kancerit.
Pra, rezultati i studimit është se nëse po luftoni me kancerin, aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë më tepër se sa qëndrimi në shtrat. Dhe kjo sigurisht nëse ju jeni në gjendje t’i bëni ato.
Top Channel