Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec/ Kamionçina përplaset me një motomjet, një i plagosur

27/09/2023 11:54

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zymiz, Maliq, ku një kamionçinë e tipit “Benz”, ka përplasur një motomjet.

Drejtuesi i motomjett është një 29-vjeçar nga fshati Lin i Pogradecit, i cili për shkak të dëmtimeve në trup, përfundoi në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel