Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë kryefjalë e mediave dy ditët e fundit, ngjarje e cila po komentohet edhe mbrëmjen e sotme në “Top Story”.
Teksa ka analizuar ngjarjen, avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta ku ka thënë se numri i serbëve të vrarë nuk është deklaruar dhe se mund të jenë deri në 50-60 viktima.
Sipas Ngjeles, zyrtarët perëndimorë Lajçak, Borrell dhe Ecobar ishin në krah të Serbisë dhe kjo sipas tij ishte e dukshme, gjë e cila i ka dhënë kurajo akoma më shumë trupave serbë.
“Versionet zyrtare kanë dalë të gjitha. Ata kanë qenë të përgatitur, ata që u sulmuan. Kishte edhe rus mes tyre, kishin kohë që përgatiteshin. Ata ishin forca paraushtarake nuk ishte ushtrise kishte frike Serbia të thoshte që po sulmon Serbia. Ata bënë një test, donin të provonin perëndimin dhe amerikan. Ishin tre persona, Lajçak, Borrell dhe zëvendës sekretari i shtetit. Që të tre kanë për të thyer qafën. E vetmja gjë që doli sot ishte forca e madhe e ushtrisë së Kosovës që ishte e përgatitur, njësoj është policia me ushtrie. Ata ishin trupa shumë të rregullt, shumë të përgatitur, ishte ushtria e Kosovës që u tregua e jashtëzakonshme, mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur do të dalë numri. Ushtria e Kosovës ishte profesional, goditën në shenjë, kjo i trembi dhe ikën. Ata kanë një marrëveshje me KFOR-in që në momentin që jemi në tërheqje të ikin. Lajçak, Borrel dhe Escobar ishin në krah të Serbisë, dy të parët më të hapur i treti më i fshehur, Kjo i ka dhënë kurajo atyre. Bashkëpunimi amerikan i ka dhënë gjëra falso. Unë po flas për sjelljen e atyre të treve, është individuale. Ata kanë menduar siç duket shërbimi amerikan i ka thënë që këta janë me një luftë i merrni fare, por kur panë që ishin shumë të përgatitur u larguan. Nuk i goditi KFOR sepse kanë një marrëveshje, që në rast se tërhiqen forcat serbe nuk do të ketë ndërhyrje.”– tha Ngjela.
Ministri i Brendshëm bëri thirrje që të dyshuarit e tjerë të dorëzohen dhe t’i përgjigjen drejt për aktet e tyre terroriste. Të dielën, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në veri të vendit, u sulmua nga grupe kriminale, duke lënë të vrarë efektivin Afrim Bunjaku, që sot u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës”. Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës u kërkoi personave të armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme. Gjatë pasdites, rreth orës 17:00, EULEX dhe KFOR hynë brenda manastirit, aty ku gjetën armatime dhe municione në sasi të mëdha. Të vrarë mbetën katër sulmues, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan.
Top Channel