Vijojnë kontrollet në burgje, sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës
Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi janë thirrur në ambientet e SPAK-ut, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e Belinda Balluku.
Mësohet se dy vëllezërit po japin shpjegime para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, siç raporton Anila Hoxha.
Paraqitja e tyre në SPAK vjen në kuadër të veprimeve hetimore që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme për zbardhjen e rrethanave të çështjes së vilës në Palasë të Belinda Ballukut.
Emrat e dy arkitektëve të njohur dalin në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, ku gjenden e-maile, preventivë dhe dokumente për projektimin dhe punimet në Vilën 188/1 në “Green Coast”, Palasë, e cila tashmë është vendosur nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.
Nga komunikimet e administruara nga SPAK-u, janë gjetur komunikime direkt me e-mail nga arkitektët me zonjën Balluku në adresën e saj personale në gmail. Konkretisht bëhet fjalë për emailin e 14 shtatorit 2020, ku arkitekti Alban Efthimi, i dërgon variantin e rishikuar të projektit drejtpërdrejt Belinda Ballukut në adresën [email protected]. E-maili mban titullin “PLANE REV 01”: “Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qera, përdoruesit të mund të ndihen ‘të llastuar’ njësoj si në hotel”, thuhet në këtë e-mail.
Emri “BELINDA” shfaqet edhe në të dhënat për punimet e pishinës,ku ëshë gjetur shënimi: “PISHINA ARBER ABAZI (DHERMI) + BELINDA” – 25,000 euro.
Në komunikimet që arkitektët kishin për vilën e Zonjës Balluku, diskutoheshin detajet luksoze të investimit, që nga referenca për vendosjen e hidromasazhit si në hotelin “Rocabella” në Santorini, pishina “infinity”, pajisja e vrapimit, “treadmill”, e deri tek cilësia e drurit “teak” për hapësirat rreth pishinës. Sipas komunikimeve të arkitektëve , “kjo zgjidhje do t’i jepte ambientit një ndjesi si në jaht”.
Top Channel