Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është shprehur i shqetësuar për krizën e opozitarizmit në vend, duke theksuar se socialistët në asnjë mënyrë nuk e duan përçarjen e opozitës.
I ftuar në “Top Story”, Ndreca kritikoi demokratët duke shtuar se kur nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët bëjnë fajtore qeverinë për problemet e tyre të brendshme.
“Peshën që i jep ti argumentit tënd mbi problemet që ka opozita, duke e çuar tek ndikimi i aluduar nga pushteti, është tregues shtesë i dobësisë së opozitës, e cila nuk merret me thelbin e problemit që ka. PS ka qenë aty edhe kur këta ishin bashkë, ishin të njëjtët personazhe. Atëhere ajo nuk kishte këtë lloj ndikimi siç aludohet, por tani që këta nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët dhe xhirojnë vetë në vend, dhe nuk kuptojnë thelbin apo nuk kanë aftësinë për t’i rënë në kokë problemit dhe për t’u ndarë me problemin. Atëhere sigurisht në mënyrë dramatike merren me çështje anësore, me aludime, me teori konspiracioni të cilat e lënë në vend problemin e opozitës, nuk e zgjidhin”- tha Ndreca.
Pjesë nga debati:
Vangjeli: Kur zoti Basha u zgjodh i “puthur” edhe nga Saliu, ishte për shkak të ndikimit të Edi Ramës…
Xhaferraj: Një nga arsyet pse unë në vijueshmëri kam mbajtur qëndrimin se Sali Berisha duhet të jap dorëheqjen është; jo vetëm se është non grata, jo vetëm sepse ka pluset dhe minuset e tij, por sepse e mbajti dhe rimbajti Lulzim Bashën. Kjo përbën paketën e argumentave, këtu nuk ndajmë ndonjë gjë të kundërt bashkë. Sali Berisha duhet japë dorëheqjen.
Ndreca: Argumentat e zotit Xhaferrit…
Xhaferri: Unë nuk bëra argumenta, u mundova të flas me fakte.
Ndreca: Unë po flas për argumentet. Peshën që i jep ti argumentit tënd mbi problemet që ka opozita, duke e çuar tek ndikimi i aluduar nga pushteti, është tregues shtesë i dobësisë së opozitës, e cila nuk merret me thelbin e problemit që ka. PS ka qenë aty edhe kur këta ishin bashkë, ishin të njëjtët personazhe. Atëhere ajo nuk kishte këtë lloj ndikimi siç aludohet, por tani që këta nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët dhe xhirojnë vetë në vend, dhe nuk kuptojnë thelbin apo nuk kanë aftësinë për t’i rënë në kokë problemit dhe për t’u ndarë me problemin. Atëhere sigurisht në mënyrë dramatike merren me çështje anësore, me aludime, me teori konspiracioni të cilat e lënë në vend problemin e opozitës, nuk e zgjidhin. Problemi i opozitës…
Xhaferri: Problemi është se qeveria është bërë aq arrogante saqë mundohet të tregojë se kush është problemi tek opozita.
Ndreca: Jo jo, mua më pyetën zotëri. Zonja Duma… tani mua më pyeti drejtuesja e emisionit sepse dobësinë ju e çoni edhe në plan personal. Unë në fund të ditës jam qytetar i këtij vendi dhe më shqetëson opozita, jo sa ju që kam përballë, por më shqetëson si qytetar i këtij vendi. Unë flas fillimisht në çdo diskurs timin si qytetar i këtij vendi, dhe meqënse më pyeti drejtuesja e programit, unë dhash mendimin tim.
Duma: Ti e mendon se ata po merren me teori konspiracioni, u vijnë gjërave rrotull.
Ndreca – Xhaferrit: Ju mund edhe të mos i merrni fare në konsideratë mendimet e mija, vazhdoni me mendimet tuaja.
Top Channel