Video/ Burri merr pitonin e tij për xhiro me surf por gjobitet nga autoritetet (fotot)

19/09/2023 17:24

Një surfist i njohur austrialian kishte marrë gjarprin e tij të shtëpisë për një xhiro në det me bordin e surfit, por shprehej i zhgënjyer kur ishte gjobitur për këtë nga autoritetet.

Higor Fiuza, nga qyteza e Gold Coast në Queensland, Australi, kishte dalë për surf bashkë me gjarprin e tij të species ‘morelia bredli’ të quajtur Shiva siç kishte bërë dhe me parë.

Ai tregonte për rrjetin vendas Nine News: “Ajo hyn në det për një banjë të vogël dhe kthehet përsëri te bordi me mua, edhe ajo si unë presim per valën më të mirë për surf”.

“Ajo mund te zhytet në ujë por sa nxjerr dorën unë ajo del përsëri dhe vjen. Kur nevrikoset nis të bëjë zhurmën e saj si ‘ssss’ e zgjatur”.

Pamjet e dyshjes që bëjnë surf mes valëve janë bërë virale në rrjet.

Fiuza e kupton se disa njerëz mund të frikësohen nga kjo, por disa të tjerëve u pëlqen shumë.

Tashmë zyrtarët vendas të mjedisit kanë konfirmuar se Fiuza është gjobitur 2,322 dollarë australianë ($1450) për shkeljet e vazhdueshme të nxjerrjes së zvarranikut në publik pa leje.

Zyrtari i botës së egër që mori pjesë në veprim Jonathan McDonald tha: “Personi erdhi në vëmendjen tonë kur doli në gazetën lokale duke nxjerrë pitonin e tij për surf”.

“Ne nuk lejojmë që kafshë vendase të nxirren në publik përveçse kur është për një qëllim të caktuar e të aprovuar, kjo është për mirëqenien e kafshës deh sigurinë e publikut”

Departamenti konfirmonte se Fiuza kishte lejen e duhur për të mbajtur gjarprin, por jo për ta nxjerrë nga shtëpia e tij.

FOTO GALERI
2/3
Pamjet e dyshjes që bëjnë surf mes valëve janë bërë virale në rrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA