Pagoi 14 mijë dollarë për një suitë në klas të parë, videoja bëhet virale me 10 milionë shikime
Një influencuese britanike që raportohet se ka frymëzuar mijëra njerëz me postimet pozitive gjatë betejës me kancerin, tragjikisht ka ndërruar jetë.
E njohur për shprehjen e saj ‘go grab life’ (Shko merre jetën), Nicky Newman nga Surrey në juglindje të Londrës ishte gjithmonë pozitive për ditët e saj të mbetura duke nxitur miqtë e saj ‘të shfrytëzonin çdo mundësi që u jepej’.
Në një postim emocional bashkëshorti i Nicky, Alex dha dje lajmin tragjik se ajo kishte ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.
Postimi dukej që ishte shkruar nga vetë Nicky në paraprirje të ndarjes, por megjithë lajmin e keq ajo mbetej pozitive duke nxitur ndjekësit e saj të jetonin jetën pa frikë: “Ti asnjëherë nuk e di që të pret prandaj mos merr asgjë si të mirëqenë”.
Nicky, e cila kishte punuar në financë para diagnozës së saj jetoi pesë vjet me kancerin e gjirit me të cilin u diagnostikua në prill 2018.
Më vone asaj i dhanë të tjera lajme të këqija duke i thënë se “ishte përhapur dhe ishte i pakurueshëm”.
Por megjithatë Nicky vendosi të dokumentonte gjendjen dhe trajtimet e saj duke akumuluar rreth 300,000 ndjekës online duke ndarë me ta eksperiencën.
Në vitet gjatë të cilave luftonte sëmundjen Nicky u martua me të fejuarin e saj Alex, bënte aktivizëm për bamirësi dhe fitoi shumë zemra në Britani.
Doktorët thanë se ‘nuk dinin shkakun’ e sëmundjes së rëndë te 35 vjecarja fatkeqe.
Top Channel