Arsyeja përse artistët janë intriguar gjithmonë nga iluzionet optike (fotot)

18/09/2023 18:15

Iluzionet optike janë prodhuar gjithmonë nga artistët më vizionarë të njerëzimit, të cilët janë intriguar nga natyra e perceptimit dhe sjellja e syrit të njeriut.

Gjatë shekujve këta artistë kanë eksploruar teknika të ndryshme për nxitur trurin të perceptojë gjëra që nuk reflektojnë realitetin, si për shembull vendosja e caktuar e motiveve për të bërë që një objekt dy dimensional të duket si tre dimensional (si në foton kryesore të artikullit), ose për të bërë syrin ose trurin të shikojë diçka që nuk është fare aty.

Me këtë foto njerëzit perceptojnë rrathë që duket se rrotullohen pafundësisht edhe pse kjo është vetëm një iluzion i vendosjes së caktuar të formave e ngjyrave.


Ky iluzion i krijuar nga artistja franceze Isia Leviant në 1981 eshte vizatimi i quajtur Enigma dhe një tjeter demonstrim i fuqishëm i ‘lëvizjes së perceptuar’.

Një nga punimet që hodhi bazat e artit optik (op-art) ka qenë zebra e Viktor Vasarely, i cili ishte një mjeshtër i lojës me ndriçimin për shtrembërimin e hapësirës duke gënjyer pamjen e syrit.

Fjala iluzion vjen nga ajo latine ‘illudere’, që do të thotë ‘të tallesh’ ose në fjalë të tjera të bësh që truri të perceptojë diçka që nuk ekziston apo që nuk është ashtu siç na duket.

Iluzioni “Tridenti i pamundur” i krijuar nga D. H Schuster bën të duket se ka tre shufra në anën e poshtme të detajit, por ajo duket qartë që ndahet vetëm në dy.

Mekanizmi i saktë i këtyre iluzioneve nuk njihet nga shkenca, por besohet se bazohen në lëvizjet e pavullnetshme të syrit të njeriut kur ne fokusohemi për të analizuar një imazh.

Lëvizjet besohet se prodhojnë ndryshime në pozicionet gjeometrike të zonave periferike të imazheve, duke bërë që truri t’i transmetojë ato me ndryshime në forma e ngjyra.

Te tjera iluzione pamore mudn te gjeni ne fotogalerine e meposhtme;

FOTO GALERI
2/5
Lëvizjet besohet se prodhojnë ndryshime në pozicionet gjeometrike të zonave periferike të imazheve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA