Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të enjteje rreth orës 15:00 në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Zjarri fillimisht ka rënë në ferrat e kanalit pranë fshatit Dushk.

Me ndihmën e erës flakët janë hapur me shpejtësi duke përfshirë magazina me lëndë drusore e duke iu afruar banesave. Zjarri ka djegur dhe një automjet në oborrin e banesës.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjë ku në ndihmë të tyre erdhën zjarrfikëset e Divjakës, Fierit dhe Rrogozhinës.

Në ndihmë të zjarrfikëseve ishin dhe banoret e zonës ku pas disa përpjekjesh bënë të mundur fikjen dhe mos përhapjen në banesat e tjera.

Policia po heton dhe po kontrollon kamerat e sigurisë pasi zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA