Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

16/06/2026 13:31

“Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, është kjo përgjigjja e Marjana Koçekut për të gjithë ata që i kërkuan të dorëzojë mandatin që fitoi nga lista e mbyllur e PS-së, pasi njoftoi se largohet nga socialistët dhe do të veprojë si deputete e pavarur.

Në një reagim të radhës në rrjetet sociale, Koçeku ka sfiduar socialistët, duke thënë se është gati të kandidojë nëse Parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.

Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.

Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkrua ajo.

Top Channel