Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur lirimi nga detyra si perfekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator.
Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, i cili më herët ka mbajtur postin e Nënkryetarit të bashkisë së Kukësit.
“Vendim për lirim dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Kukësit. Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave Vendosi:
1.Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2.Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”- thuhet në vendim.
Top Channel