84-vjeçarja britanike, Iris Jones, e cila disa muaj më parë u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë.
Kjo, pasi Iris pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi. Iris bëri kërkesë për divorc. Ajo thotë se, të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë.
Ndërkohë, mësohet se, i riu egjiptian është rebeluar shumë kur ka marrë vesh që gruaja e tij e moshuar kërkon të ndahet prej tij.
Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan. Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia. Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime.
Top Channel