“Luajtja bixhoz me marrëdhëniet me aleatët nuk i bën nder Kosovës”, Presidentja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11 12:00
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale dhe është kthyer për herë të dytë në Kosovë.
Shkak për vizitën e Thaçit është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e babait të tij, shkruajnë mediat vendase.
Nga pamjen e mësipërme shihen forcat policore të Bashkimit Evropian jashtë shtëpisë së ish-Presidentit Thaçi, në Burojë të Skenderajt.
Kjo është hera e dytë që Thaçi lë burgun dhe vjen në Kosovë, që prej nëntorit të vitit 2020, kur është dërguar në Hagë ku akuzohet për krime lufte.
Top Channel