Ulet bursa e naftës pas njoftimit se negociatat SHBA-Iran do të rifillojnë, sot do të tregtohet nën 100 dollarë për fuçi
Një alarm u dha mëngjesin e ditës së sotme në Sanliurfa, të Turqisë, kur një person i armatosur dyshohet se hyri në një shkollë të mesme profesionale në Siverek dhe hapi zjarr me një pushkë gjahu, duke plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës, ndërsa forca të shumta policie dhe njësi të operacioneve speciale u vendosën në vend.
Informacioni i transmetuar nga mediat lokale tregon se personi i armatosur qëndroi brenda ndërtesës së shkollës, ndërsa dyshohet se mbajti peng disa nxënës. Autoritetet policore kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë masa të gjera sigurie, ndërsa njësitë e operacioneve speciale janë thirrur për t’u marrë me situatën.
Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se autori u vetëvra pas sulmit në shkollë.
🚨🇹🇷 Türkiyənin #Şanlıurfa əyalətinin Siverek rayonunda məktəbə silahlı hücum olub
Belə ki, silahlı şəxs tüfənglə yeddi nəfəri yaralayıb. Şəxsin bir neçə şagirdi girov götürdüyü deyilir.
Hadisədən sonra əraziyə çoxsaylı tibb işçiləri və xüsusi polis qüvvələri cəlb edilib.… pic.twitter.com/VHw8Tdnit5
— APA İnformasiya Agentliyi (@APA_agentliyi) April 14, 2026
ŞANLIURFA’DAKİ LİSEDE SİLAHLI SALDIRI: YARALILAR VAR
Okula giren saldırgan rastgele ateş açtı! İşte olay yerinden ilk görüntülerhttps://t.co/01ehlYxEwOVideo: DHA pic.twitter.com/GVLi4Ddl2m
— NTV (@ntv) April 14, 2026
Sipas raporteve të fundit, të paktën shtatë nga të plagosurit janë nxënës.
“Kemi 16 të plagosur. Autori është një ish-nxënës i shkollës sonë, i lindur në vitin 2007. Autori kreu vetëvrasje. Ne evakuuam shkollën. Incidenti po hetohet nga të gjitha anët”, tha guvernatori i Sanliurfas, Hasan Sildak.
BREAKING: Nearly 20 people injured in shooting at high school in Sanliurfa, Turkey, official says. pic.twitter.com/vBodD6qhPJ
— AZ Intel (@AZ_Intel_) April 14, 2026
Ndërkohë, u raportua se disa nga nxënësit e plagosur u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit të armatosur, ndërsa forcat e sigurisë thanë se shumica e nxënësve të shkollës janë evakuuar. Nxënësit e plagosur u dërguan në spitale pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje.
“Ishte një djalë rreth 17-18 vjeç. Sapo hyri nga dera e përparme, filloi të qëllonte me armën që mbante me vete. Së pari qëlloi majtas dhe djathtas, pastaj brenda shkollës. Pastaj vrapoi brenda shkollës. Brenda, qëlloi drejtpërdrejt mbi këdo që takonte. Pastaj nxënësit bërtitën dhe të gjithë nisën të vraponin për të ikur”, tha një dëshmitar okular.
Top Channel