“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi që i ka dërguar sipas mediave në Kosovë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni.
Episodi nuk e ka lënë indifferent deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Deklarata e Bernabiçit: Wshtë vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër.
Ligjvënësi shqiptar ka renditur më tej diskriminimet dhe dhunën me të cilën janë përballur shqiptarët e Luginës vite me radhë.
“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanoçit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush”, është shprehur ai.
Kamberi theksoi se Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simboleve te tyre kombëtare.
Top Channel