
23/02 22:38
Roma arriti të mbyllë një prej marrëveshjeve më të rëndësishme këtë merkato, teksa nëpërmjet formulës së huazimit transferoi Romelu Lukakun nga Chelsea.
Një goditje që bën të ëndërrojë tifozët e skuadrës kryeqytetase teksa sulmuesi mund të jetë elementi i duhur për t’i dërguar verdhekuqtë e trajnerit Jose Mourinhos në një tjetër nivel.
Entuziazmi është i lartë dhe tifozët e Romës janë mbledhur të shumtë në numër teksa Romelu Lukaku mbërrin në kryeqytet për të nisur aventurën e re. Belgu e njeh mirë Serinë A dhe trajnerin Jose Mourinho dhe këmbëngulja e vetë lojtarit për t’u transferuar në Romë, bëri që sulmuesi të fitonte dashurinë e tifozerisë ende pa zbritur në fushë.
Top Channel