Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Dibër.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, blutë e Bulqizës vunë në pranga shtetasin Sh. K., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në fshatin Kastriot është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ç., 53 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërkaq, blutë e Dibrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 49 vjeç, banues në fshatin Shimçan, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht, shtetasin R. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel