
Një 58-vjeçar ukrainas, i dënuar me 25 vjet burgim nga autoritetet e Perusë për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit, është arrestuar në Pikën Kufitare Morinë me qëllim ekstradimin.
Në kuadër angazhimit maksimal për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe arrestimin e personave në kërkim, autoritetet e Pikës Kufitare Morinë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim ndërkombëtar Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.
Gjatë verifikimeve rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.
Top Channel