Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Maliq pasi ka aksidentuar një këmbësor në aksin rrugor “Korçë-Pogradec
Në pranga ra A. T., 58 vjeç, banues në Maliq, pasi duke drejtuar automjetin tip “Opel ATP”, ka aksidentuar këmbësorin Th. K., 58 vjeç, banues në Zvirinë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në pranga ra edhe E. L., 28 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, është përplasur me automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin Th. V. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua lehtë pasagjerja e automjetit tip “Toyota”, shtetasja L. B., 19 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq. Shtetasi E. L., pas përplasjes u largua nga vendi i aksidentit, por u kap dhe ndalua nga shërbimet e Policisë. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Top Channel