“Sterilizimi”/ Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri

18/08/2023 14:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arrestimet e ish-zyrtarëve nga SPAK për shpërdorim detyre dhe mashtrim me koncesionin e sterilizimit, janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur. Sipas Berishës, autorë kryesorë të vjedhjes së dytë të shekullit janë Ilir Beqja dhe Edi Rama.

Kreu i Rithemelimit u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të larguar këtë organizatë kriminale nga pushteti, pasi drejtësia sipas tij po vepron me regji.

“Deri sot, arrestimet janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Kapaku i kësaj është Ilir Beqaj. Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.

Natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.

Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë. Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.

Nuk është SKAP-i ai që ka meritën e vazhdimit të hetimit.

Përkundrazi, SKAP-i e mbrojti Ilir Beqën. Është gjykatësi, ç’është e vërteta, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqën.

Pse e ka bërë? Se edhe atë, ndërgjegja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë gjer të fundit është Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohem.

Vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast. Askush tjetër nuk mund ta bëjë”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA