
Denoncimi i Fiks Fare/ Zjarrfikëse të viteve ’60 dhe ’70, në 2025-ën asnjë investim në flotën ajrore dhe tokësore
16/09 21:16
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë qëndrimit disa ditor në bregdetin shqiptar me ftesë të kryeministrit Edi Rama mësoi edhe një lajm jo aq të mirë.
Ajo u informua për incidentin e ndodhur në një prej restoranteve ne Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar darkën.
Mësohet se ajo kontaktoi me ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci që të paguante llogarinë e darkës së turistëve.
Ky rast u bë publik edhe në mediat italiane, të cilët shkruanin se darka kishte kushtuar 80 euro.
Top Channel bëri publik pamjet pak ditë më parë, të cilat faqja në rrjete sociale e restorantit i kishte shpërndarë, ndërsa turistët dukeshin që largoheshin fshehurazi.
Top Channel