Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet në Teksas, të dy pilotët humbin jetën

13/08/2026 07:43

Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar të mërkurën në Teksas, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve që ndodheshin në bord, njoftoi baza ushtarake amerikane ku ishte vendosur.

Helikopteri, një AH-64E Apache, pjesë e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane dhe me bazë në Fort Hood, u rrëzua në zonën e Salados, në Teksasin qendror. Të dy pilotët u konfirmuan të vdekur pas aksidentit.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi aksidentin.


Rrëzimi shkaktoi gjithashtu një zjarr të madh në zonën përreth, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje.

Në mesin e qershorit, një bombardues i rëndë B-52 u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Kaliforni, duke vrarë të tetë personat që ndodheshin në bord.

Top Channel