Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë ditëve të fundit.
Ai ka vlerësuar punën e zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura në përballjen me flakët, ndërsa ka kërkuar ndëshkim për autorët e zjarrvënieve.
Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
“Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë.
Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona.
Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë.
Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Përballë kësaj situate, secili prej nesh ka një detyrë: të jemi të kujdesshëm, të respektojmë udhëzimet e autoriteteve, të mos rrezikojmë jetën dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur komunitetin, pronën dhe natyrën.
Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve”, shkruan Begaj.
Top Channel