Ylli gjerman, Alica Schmidt, e cili u emërua ‘atletja më seksi në botë’ gjatë Lojërave Olimpike të Tokios 2021, po injoron titullin dhe po fokusohet në sportin e saj të preferuar.

Ajo eci në Javën e Modës së Milanos për Boss shtatorin e kaluar, e veshur me koleksionin Russell Athletic të shtëpisë së modës. Ajo ndau qendrën e vëmendjes me supermodelet Gigi Hadid, Joan Smalls dhe Irina Shayk.

Edhe pse Schmidt, e cila ka 4.2 milionë ndjekës në Instagram, ajo ka gjëra që zgjedh të mos i ndajë në rrjetet sociale.

Ajo i përdor rrjetet sociale duke ndarë vetëm aspekte të jetës së saj atletike.

Alica Schmidt, e lindur më 8 nëntor 1998, ishte një anëtare e ekipit kombëtar gjerman që doli e dyta në garën e stafetës 4×400 m në Kampionatin Evropian të Atletikës U20 2017 dhe e treta në të njëjtën garë në Kampionatin Evropian të Atletikës U23 2019. Schmidt ishte anëtare e ekipit gjerman të stafetave në Lojërat Olimpike Verore 2020, megjithëse ajo nuk konkurroi.

Schmidt është një atlete jashtëzakonisht e talentuar që thotë se nuk i intereson titulli i saj, por fokusohet në vendosjen e qëllimeve më të larta dhe të bëhet gjithnjë e më mirë. 23-vjeçarja – e cila ka ecur në sfilata dhe tapete të kuq – shprehet se “Bukuria bazohet në opinionin subjektiv të dikujt tjetër që gjykon pamjen e një personi. Dua të besoj se bukuria vjen nga brenda!”

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA