Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në bregdetin e Vlorës sot me familjen e saj.

Ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediave italiane ajo do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Sipas Corriere.it, në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ‘prozhektorët’ e mediave italiane u kthyen nga kryeministri shqiptar, pas një meme-je, ku Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që tashmë vijnë për pushime në Shqipëri.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA