Shiu vjetor i meteorëve Perseid ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e adhuruesve të astronomisë, si dhe romantikëve që mundën të shihnin yjet teksa binin.
Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Meteorët, siç shkruan BBC, goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h, ndërsa parashikohet që në një orë të kenë rënë 100 meteorë.
Kësaj here meteorët mund të shiheshin edhe në Shqipëri. BBC në kolazhin e saj me foto tregon si dukej qielli nga Parku Kombëtar i Shebenikut. Po ashtu spektakël meteorësh kishte në Kroaci e Maqedoni të Veriut. Shiu i meteorëve preku gjithashtu Turqinë, Spanjën dhe Anglinë.
View this post on Instagram
Shumica e shirave të meteorëve krijohen nga mbeturinat e lëna pas nga kometat. Kometa, së cilës i duhen 133 vjet për tu rrotulluar rreth Diellit, lë pas një re të mbeturinave hapësinore dhe kur hyn në atmosferën e Tokës “reja” shkëlqen për shkak të fërkimit dhe djegies, dhe ne shohim si një blic ose një meteorit. Këto mbetje të djegura nuk përbëjnë asnjë rrezik për ne në Tokë. Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike.
Top Channel