Shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore një burrë me plagë arme.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ku ndaj të plagosurit është qëlluar një here me pistolete.
Ai është larguar vete në këmbe drejt spitalit rajonal të Shkodrës, që është vetëm pak metër larg vendit ku ndodhi ngjarja. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë bluzat e bardha ata që kanë njoftuar policinë për rastin ndërsa ende nuk ka informacion mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.
Top Channel