Në konferencën e fundit për shtypin, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u vu nën presion për disa deklaratat të tij të bëra në vitin 2016.

Në atë kohë, në lidhje me transferimin rekord të Paul Pogbasë nga Juventusi te Manchester United, trajneri gjerman do të shprehej:

“Ditën që futbolli shpenzon 100 milionë për një lojtar të vetëm, unë tërhiqem nga futbolli. Nëse blen një lojtar për 100 milionë, ose diçka të ngjashme, nëse dëmtohet apo diçka nuk shkon mirë gjatë rrugës, si mund të ecësh përpara? Futbolli është lojë kolektive, ne luajmë së bashku dhe përpiqemi të arrijmë një qëllim së bashku.”

E pashmangshme të mos i kthehesh temës, duke marrë parasysh ankandin që është hapur rreth Moises Caicedo dhe që përfshin Liverpoolin e tij. Klopp në këtë rast bën prapakthehu:

“Gjithçka ndryshon. Nëse më pëlqen? Jo. Nëse e kuptova se kisha gabuar? Po, patjetër. Kështu po shkon, nuk është fantastike. Nuk do të kthehet më si më pare, Arabia Saudite përfundimisht nuk po ndihmon në këtë temë. Nuk po fajësoj askënd, por thjesht po them se një treg tjetër me shumë para nuk ndihmon.”

Klopp më pas shton: “Nëse njerëzit duan të më kujtojmë atë që kam thënë pesë ose gjashtë vjet më parë, nuk ka problem. Kjo është ajo që mendoja në atë kohë. E kuptoj se kisha gabuar. Lehtë për t’u pranuar.”/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA