“Kam nënën me kancer, më duheshin paratë”, si u mbrojtën dy shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Britani: Kisha borxhe

09/08/2023 17:24

Dy shqiptarë dolën para gjykatës të martën, pasi akuzohen për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike  në një pronë në Great Yarmouth në Britaninë e Madhe.

Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan përmes një dere “sekrete” në një ndërtesë fqinje me pronën që përdorej për prodhimin e kanabisit.

Prokurori Oliver Haswell tha se, dy shtetasit shqiptarë u zbuluan më vonë pasi fillimisht policia nuk gjeti asnjë njeri në pronën që ishte dhënë për prodhimin e kanabisit. Ai tha se, nga bodrumi e deri në katin e fundit të ndërtesës, u zbuluan gjithsej 515 rrënjë të bimës së kanabisit si dhe 40 kg kanabis në proces tharje.

Thana dhe Sakaj dolën para gjykatës të martën (8 gusht) pasi e kishin pranuar se prodhonin kanabis.

Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo“, u tha gjykatësi, John Hardy

Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit.

Por Sakaj– tha avokati- përfundoi me borxhe që duheshin shlyer“.

Sakaj nga ana tjetër pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.

Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.

Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuam me 8 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA