“Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel, pa arsyetim të individualizuar”, Beqaj: Mund të cenojë procesin e rregullt ligjor
Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi lëvizte me këmbë, me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç që 35-vjeçari i mbante në çantën e shpinës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N. (Xh.), 35 vjeç, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel