Hiqen mbi 120 çadra, lirohen dy hapësirat publike në plazhin e Durrësit dhe Sarandës

08/08/2023 14:32

Mbi 120 çadra të vendosura në hapësirat publike janë sekuestruar në Durrës dhe Sarandë,

Në plazhin “Apollonia” të Durrës u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim, ndërsa u vu nën hetim 31-vjeçari që i zotëronte ato.

Edhe në plazhin e Çentralit në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra dhe u vu nën hetim një 24-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel