Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Mjull-Bathore, nuk ka të lënduar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos.
Gjatë takimit Balla dhe Reinout Vos diskutuan mbi bashkëpunimin shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar.
Një temë tjetër diskutimi gjatë takimit ishte dhe mundësia e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike.
Postimi i plotë i ministrit Balla:
Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos. Bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike.
Top Channel