Një 41-vjecar në Rrogozhinë ra në pranga pasi u kap duke vjedhur para në një dyqan me vegla pune.
Gjithashtu në banesë atij iu gjet kanabis, fishekë luftarak dhe para. Nën hetim janë vëllai dhe motra e 41-vjeçrit me inicale Gj. S.
Ai u kap në flagrancë në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe 200 000 lekë. Më pas policia ka ushtruar kontroll në në banesën e tij, ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, rreth 2.8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, dhjetëra fara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak dhe mbi 53 000 lekë të valutave të ndryshme, të dyshuar të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjithashtu, përreth banesës së 41-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllain B. S., 50 vjeç dhe T. S., 32 vjeçe motra e shtetasit Gj. S. si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Sh., 24 vjeç, i cili ka lidhje miqësore me 41-vjecarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel