Por, për të mbërritur te 41-vjeçari nuk është e lehtë pasi Xabi Alonso është aktualisht në krye të Bayer Leverkusen. Spanjolli po bën mjaft mirë te “Aspirinat” dhe jo më kot drejtuesit e klubit së fundmi njoftuan rinovimin e kontratës me Xabi Alonson.
Kontrata e vjetër skadonte pas 11-muajsh, por te Leverkusen ishin të bindur për kualitetin e ish-mesfushorit dhe nuk pritën gjatë për t’i rinovuar kontratën. Në këtë formë, Alonso është bindur për akordin e ri dhe ka rinovuar me gjermanët deri në 30 qershor të vitit 2026./ SuperSport