Me reformën e re të ujësjellës kanalizimeve iniciuar nga qeveria, në fillimin e këtij viti u krijuan 15 shoqëri të reja rajonale.

Ujësjellësat në 61 bashkitë e vendit nuk kishin leverdi ekonomike, ndërsa detyrimet e prapambetura po rriteshin gjithnjë e më shumë. Tashmë pronësia e ujësjellësave rajonalë ka kaluar në varësi të ministrisë së energjisë, ndërsa bashkitë do kenë vetëm përfaqësues në borde.

Edhe ujësjellësi i Durrësit ka kaluar në këtë proces reformimi. Si kompani shtetërore, ajo nuk mundet ligjërisht të shpallë falimentin, pavarësisht stokut të detyrimeve.

“Ne kemi bërë likujdimin e ujësjellësit të Durrësit, pasi ajo tani ka kaluar në një shoqëri të re rajonale bashkë me ujësjellësit e katër bashkive të reja. Këtu nuk bëhet fjalë për falimentim, por evidentimin e stokut të detyrimeve. Duhet të themi se në vazhdojmë me planin e shlyerjes së detyrimeve ku kemi paguar 330 mln lekë detyrime dhe do ta vazhdojmë”, tha administratori Spartak Kovaçi.

Gati 40 mln euro apo 30% e stokut të borxhit në ujësjellësin e Durrësit janë borxhe ndaj OSHEE për fatura energjie. Por, shoqëria e re rajonale ka gati planin për shlyerjen e saj

“Me uljen e abuzimit me ujin, me rritjen e faturimit dhe arkëtimeve jam besimplotë se do t’i shlyejmë detyrimet vitin e ardhshëm”, shtoi Kovaçi.

Për të lehtësuar kostot e energjisë për ujësjellësit, qeveria mori vendim për t’i vendosur atyre një tarifë preferenciale, duke i mbrojtur nga çmimet në tregun e lirë që dyfishuan borxhet e kompanive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA