Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar me emrin Abdyl Kacaca është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi shpërndante doza kokainë nëpër hotelet e qytetit.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Abdyl Kacaca siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza të lëndës narkotike kokainë. 32-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA