Roma kompleton mesfushën.
Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain për të firmosur me mesfushorin portugez Renato Sanchez. Palët kanë rënë plotësisht dakord dhe pritet që në dy ditët e ardhshme mesfushori të zbarkojë në kryeqytetin italian për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.
Marrëveshja mes palëve është arritur për huazim me të drejtë blerjeje për një shifër pre 22 milionë eurosh, teksa plotësohet kështu dëshira e Mourinhos për të pasur në dispozicion mesfushorin e tij të preferuar.
Me ardhjen e Sanchez, merkatoja në mesfushë mund të konsiderohet e mbyllur për Romën, që më herët ka firmosur edhe me Aouar, i cili erdhi me parametra zero nga Franca./ SuperSport
Top Channel