Dy persona janë plagosur me biçak nga një 43- vjeçar këtë të martë në plazhin e Divjakës, pas një konflikti.
Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti A. V., 43 vjeç ka plagosur R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Autori është shoqëruar, ndërsa Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar. Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.
Top Channel