VIDEO ekskluzive/ Plagosja e ‘Guccit’, autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku
Tre persona janë gjobitur me 40 000 deri në 110 000 lekë në Durrës, pasi bënë gara shpejtësie, me makinë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Në Komisariat u shoqëruan O. Sh, E. D. dhe I. N. Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit vijojnë monitorimin e çdo aksi rrugor të qarkut, me pajisje logjistike dhe me patrulla të paloguara.
Njoftimi i policisë
Bënë gara shpejtësie, me automjete ❌ pa dokumente dhe të ❌ pajisura ilegalisht me xhama të errët, dhe për pasojë, rrezikuan jetën e tyre dhe dëmtimin e automjeteve të tjera të parkuara në vendin ku u bë gara, si dhe ❌ prishën qetësinë publike gjatë natës, ndëshkohen me masa adminstrative 40 000 deri në 110 000 lekë, 3 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, të ushtruara gjatë ditës dhe gjatë natës, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës konstatuan një rast të organizimit të kundërligjshëm të një gare shpejtësie, në një vendparkim automjetesh dhe në disa lagje të qytetit, ndërmjet 3 drejtuesve të automjeteve.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndërhynë menjëherë dhe ndaluan këtë veprimtari të kundërligjshme, shoqëruan në Komisariat 3 drejtuesit e automjeteve, shtetasit O. Sh, E. D. dhe I. N., si dhe në bashkëpunim me specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, ndëshkuan me masa administrative 40 000 deri në 110 000 lekë, secilin prej këtyre shtetasve, për organizimin e kësaj gare, për mungesa në dokumentacionet e automjeteve që drejtonin, për pajisjen e këtyre automjeteve me xhama të errët, në kundërshtim me Kodin Rrugor, si dhe për prishjen e qetësisë publike gjatë natës, si pasojë e zhurmave të automjeteve të tyre.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit vijojnë monitorimin e çdo aksi rrugor të qarkut, me pajisje logjistike dhe me patrulla të paloguara.
Top Channel