39 vjeçarja rrëshket drejt vdekjes teksa festonte fejesën në shkëmbin panoramik në Turqi (fotot)

25/07/2023 16:05

Një grua 39-vjeçare ka rrëshkitur duke rënë nga më shumë se 30 metra drejt vdekjes teksa festonte fejesën e saj me te dashurin me një piknik në një shkëmb panoramik te perëndimit te diellit në Turqi.

Yesim Demir ishte me pushime me të fejuarin e saj Nizamettin Gursu në kepin Polente në rajonin Marmara, në veriperëndim të Turqisë, kur ndodhi incidenti tragjik.

Burri raportohet se pak më herët i kishte propozuar për martesë dhe çifti shkuan për të festuar me një piknik për të parë perëndimin e diellit.

Gursu duket se ishte larguar nga pikniku për të marrë ushqimet te makina, por burri papritur kishte dëgjuar një ulërimë.

Ai kishte nxituar drejt saj por pa se ajo kishte rënë poshtë shkëmbit.

Viktima raportohet se fillimisht i mbijetoi rënies nga 32 metra më 6 korrik por vdiq prej plagëve pak më vonë, edhe pse grupet para-mjekësore që erdhën në vendngjarje tentuan gjatë për ta risjellë në jetë.

Mes dhimbjes së tij Gursu kishte thënë për mediat lokale: “Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik për fejesën. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ajo duket se humbi ekuilibrin dhe ra”.

Autoritetet kanë mbyllur zonën tashmë për hetime dhe kalimtarët tashmë lejohen në zonë vetëm për 15-20 minuta.

Zona është e njohur për pamjet e saj të perëndimit të diellit por rruga nuk është e mirëmbajtur dhe nuk ka ndalesa sigurie në buzë të humnerës së shkëmbit.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA