Gjenden dhe asgjësohen përmes djegies 290 bimë kanabis në Milot, arrestohet një i dyshuar

23/07/2023 13:55

Një person është arrestuar si i dyshuar për kultivimin e bimëve kanabis në fshatin Dilbnisht të Milotit.

Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, janë asgjësuar nëpërmjet djegies 290 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara.

I arrestuar është shtetari G. Gj. 45 vjeç, banues në Laç, ndërkohë  po procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Dilbnisht S. G. 54 vjeç dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone M. Gj. 37 vjeç.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA