U konfliktuan për motive pronësie dhe plagosën me armë kushëririn, në kërkim dy vëllezërit në Kukës

22/07/2023 13:52
Foto Ilustruese

Dy vëllezër nga fshati Shtiqën i Kukësit janë shpallur në kërkim ditën e sotme, pasi pas nëj konflikti për motive pronësie kanë plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre . 

Shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.

Top Channel